Shqiptari i habit të gjithë në Zvicër: Më riatdhesoni, kam marrë rrugë të keqe

Shqiptari i habit të gjithë në Zvicër: Më riatdhesoni, kam marrë rrugë të keqe

Shumë nga të huajt të cilët dënohen për vepra të ndryshme penale, frikë më të madhe se sa nga vuajta e dënimit kanë nga masa e dëbimit në vendin e prejardhjes, që u shqiptohet paralelisht. Por, një kosovar 21 vjeçar, duket se bën përjashtim.

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit Siç shkruan Luzerner Zeitung, kosovari i ri nga kanton i Schwyz, është dënuar me 36 muaj burg për delikte të ndryshme, kryesisht vjedhje gjësendesh dhe parash në vetura.

Ai është rritur kryesisht nëpër shtëpi strehimi ndërsa gjatë vitit 2015 ka vjedhur në disa raste nëpër garazhe në lokalitete të ndryshme të Kantonit të Zyrihut, raporton “albinfo”. Ai depërtonte në garazhe dhe nga veturat e pambyllura vidhte portofola me para brenda, letërnjoftime, kartela krediti dhe gjësende tjera me vlerë. Me kartela pastaj provonte të nxirrte para nga automatet bankare pasi që ua gjente kodet përkatëse në kuletat e vjedhura.

Në këtë mënyrë ai ia ka dalë që të përvetësojë mbi 4300 franga nga kontot e huaja. “Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash unë dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit “, ka thënë ai para gjyqit.

Dhe Gjykata Penale e dënoi atë me heqje lirie 36 muaj dhe një gjobë prej 3000 frangash, transmeton albinfo.ch. Pas vuajtjes së dënimit, ai, ashtu siç dhe ka shprehur dëshirën, do të dëbohet. Megjithatë i riu ka shpërthyer në zemërim kur e ka dëgjuar vendimin për dënim me burg!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy