Rikthimi i ‘tretë’ i Berishës/ Topi: Një retorikë politike e përzier me halucinacion

Rikthimi i ‘tretë’ i Berishës/ Topi: Një retorikë politike e përzier me halucinacion

Kryedemokrati Sali Berisha pas daljen nga masa e arrestit në shtëpi u shpreh se rikthimi më i suksesshëm i tij do të jetë rikthimi i tretë.

Drupal Ad

Këtë perceptim të tij, ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, e analizon përmes dy mënyra.

E para sipas tij, që të tërheq sa më shumë elektorat, dhe e dyta, një retorikë politike të përzier me halucionacion nga ana e Berishës.

Në analizë dy janë mundësitë teorike, e para është se ai është koshient për atë që thotë dhe qëllimi është që të tërheq sa më shumë njerëz sepse arritja e disa numrave është relative në parlament sepse PD është në atë gjendje, numrat janë mbyllur.

Elementi i dytë është pastaj akoma më i rëndë, nëse ekziston, është faza e halucinacioneve, për një ‘rikthim të tretë’. Është normale për një njeri të dashuruar në misionin e tij politik, shpesh herë flet për mirazhe.

Kjo futet në fazën e halucinacioneve. Të thuash sot në këtë situatë që në po rikthehemi dhe ai kthehet për herë të tretë, për mua është më shumë se sa retorikë politike ose është retorikë politike e përzier me halucinacion.

Këta të tjerët, nuk kanë halucinacione por shfrytëzojnë një moment që arritja më e madhe e tyre, është të mbesin në Parlament.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy