
Ambasadori amerikan Christopher Hill ka takuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Hill deklaroi se Uashingtoni mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe vendeve të rajonit. “Ne gjithashtu mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë zhvillimin më të shpejtë të saj”, deklaroi Hill.
Ambasadori amerikan theksoi se palët duhet të fokusohen në dialog, duke iu referuar Serbisë dhe Kosovës.
Ndërsa, Vuçiç deklaroi se “Serbia është iniciatorja e shumë projekteve që lidhen më së miri me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu u njoh si një partner proaktiv për të gjithë që dëshirojnë të punojnë për përparimin e rajonit dhe me përkushtim”.



