Anëtari i komisionit rregullator në KQZ, Dritan Caka në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me miratimin e rregullave për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve në vendet e numërimit të votave.
Ai tha se dje janë miratuar rregullat për kamerat në numërimin e votave, ato që quhen kamera që vendosen mbi tavolinat e numërimit, kamera që përdoren prej vitesh ndërkohë janë dhe kamerat të të gjithë ambientit që nuk shërbejnë për pjesën e tavolinave të numërimit por për pamjet filmike në të gjithë ambientin e KZAZ-ve.
Duhet theksuar se gjithë funksioni rregullator ka pasur dhe një debat të brendshëm lidhur me këtë akt dhe ashtu sikurse dhe ju jeni në dijeni drafti i sjellë nga KQZ kishte një veçanti që lejonte dhënien për subjektet zgjedhore vetëm për pamjet e tavolinave, pamjet që kanë të bëjnë me numërimin dhe nuk lejonte dhënien e pamjeve të ambientit për subjektet politike por vetëm për organet ligjzbatauese siç janë policia, prokuroria, spak etj. Patëm një diskutim dhe në fund në unanimitet dakordësuam se jo vetëm organeve ligjzbatuese ti jepen këto kamera por dhe subjekteve politike me kërkesë të tyre kuptohet kundrejt një pagesa. Ky vendim u mor sepse ne jemi të parimit që transparenca është thelbi i procesit të zgjedhjeve, dhe askush s’ka pse të cenohet dhe frikësohet prej kësaj transparence sepse ajo i bën mirë jo vetëm subjekteve politike, dhe publikut por dhe vetë procesit. Por kuptohet se dhe në këtë rast kushdo subjekt që do ti kërkojë këto pamje filmike do të ketë disa kufizime të vogla sepse mund të ketë dhe të dhëna personale dhe mund të ketë disa kufizime duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Më tej ai shtoi se beson se dhe subjektet politike do ta mbështesin këtë vendim dhe duhet theksuar se ky vendim erdhi edhe pas disa propozimeve. Ai bëri me dije se pamjet nga çdo tavolinë numërimi do të jenë të ndara dhe se ato do të transmetohen në kohë reale nga KZAZ në KQZ.
Teknikisht në një KZAZ ka dy lloje kamerash, kamera tavoline dhe kamera të ambientit, këto do të jenë të ndara në dy foldera të veçantë. Njëri prej tyre mban kamerat regjistruese të tavolinave dhe tjetra ato të ambientit, por dhe vetë brenda folderit ku do jenë kamerat e tavolinave do ketë nën foldera dhe kur ato mund të kërkohen nga subjektet politike apo institucionet ligjzbatuese të jetë më e lehtë për tu dhënë. Nuk kërkon një infrastrukturë shtesë sepse kemi të gjithë formatin dhe kapacitetin për të realizuar një gjë të tillë. Ne kërkuam që në kohë reale të transmetohen të gjitha këto kamera, kjo do të kërkojë një punë më të madhe nga vetë KQZ sepse do kërkojë punë dhe nga vetë IT, por në fund të ditës zgjedhjet bëhen njëherë në 4 vjet dhe duhet të jemi të përgatitur për zgjedhësit dhe me subjektet politike për të shmangur sa më shumë pakënaqësi dhe kundërshtimet. Besoj se këto janë disa mjete që lehtësojnë dhe punën e administrimit të zgjedhjeve.



