Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, garojnë 28 subjekte politike

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, garojnë 28 subjekte politike

Në zgjedhjet e Jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të garojën gjithsej 28 subjekte politike me 1079 kandidatë për deputetë.

Afati i fundit për të aplikuar në zgjedhjet e 14 shkurtit  ishte deri të shtunën në mbrëmje, ndërkohë që më herët subjeketet politike ishin njohur edhe me datat e aplikimit nga 8-16 janar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve  janë regjistruar vetëm 28 parti poltike.

“Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1079 kandidatë”, tha zëdhënësi Elezi.

Tre partitë e mëdha në Kosovë, Vetëvendosja, LDK dhe PDK,  kanë tashmë kandidatët e tyre për kryeministra të cilët synojnë qeverisjen.

Lidhja Demokratike e Kosovës synon qeverisjen sërish me Avdullah Hotin, kryeministër në detyrë, Partia Demokratike e Kosovës kandidon për postin e kryeministrit me Enver Hoxhajn dhe Vetëvendosje me kryetarin e saj Albin Kurtin.

Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së Presidentit dhe Ramush Haradinaj nga AAK synojnë postin e Presidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy