Një ditë pas takimit me kryeministrin Rama, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në koalicion krah Partisë Demokratike.
Gjatë një daljeje para mediave paradites e sotme, Duka tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PAA do të jetë me PD.
Në lidhje me takimin e djeshëm me kreun e socialistëve, Duka tha se “me Ramën u takova si mik, nuk diskutuam për politikë”.
Ndërsa i pyetur nëse Vladimir Kosta do t’i bashkohet PAA-së, Duka tha se “dera e partisë është e hapur” dhe Kosta e ka vlerësuar si parti.



