Shqiptari bën shqiponjën dhe poston foton në FB: Nuk i pëlqeka këtij tipit… por puna e tij (FOTO)

Shqiptari bën shqiponjën dhe poston foton në FB: Nuk i pëlqeka këtij tipit… por puna e tij (FOTO)

Një tjetër shqiptar ka bërë simbolin e shqiponjës në Greqi dhe foton e ka postuar në rrjetet sociale. Në llogarinë e Tstreson Paskalit në “Facebook” dhe “Instagram” është postuar fotoja e një të riu që ka bërë me duar simbolin e shqiponjës pranë një ushtari me veshjen tradicionale greke.

“Nuk i pëlqejnë shumë shqiponjat këtij tipit… por puna e tij….”, shkruan ai. Fotoja është publikuar më pas edhe në mediat greke.

Javët e fundit, postimi në rrjetet sociale i fotove të tilla është pasuar me masa ndaj personave që kanë bërë simbolin e shqiponjës. Shtatë ushtarë me origjinë shqiptare u dënuan me 60 ditë burg, ndërsa një i ri u dëbuar nga Greqia pak ditë më parë për të njëjtën arsye.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy