
Shoqata Italiane e Studimeve Juridike mbi Emigracionin shprehet kundër vendimit të Italisë për transferimin e 20 emigrantëve të anijes Diciotti në Shqipëri. Sipas kreut të kësaj shoqate, Lorenzo Trucco, vendimi është ilegal, ndërsa Shqipëria nuk bën pjesë në BE dhe nuk dihet nëse i plotëson kushtet për azilkërkuesit.



