Kryeministri Edi Rama njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se që nga e hëna do të nisë shpërndarja e ‘Bonusit të Pranverës’ për pensionistët brenda dhe jashtë vendit.
Ai thotë se mbi 730 mijë pensionistë do të kenë mundësi ta tërheqin këtë bonus në çdo pikë të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Nga kjo politikë mbështetëse përfitojnë 730430 pensionistë.
Për pensionet bazë deri në 20,000 lekë bonusi është 10 mijë lekë. Për pensionet mbi 20,000 lekë bonusi është 5 mijë lekë.
Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025.



