Rrugët në Shijak mbulohen nga mbetjet, situatë e rënduar në Xhafzotaj

Rrugët në Shijak mbulohen nga mbetjet, situatë e rënduar në Xhafzotaj

Prania e mbetjeve urbane në njësitë administrative të Bashkisë Shijak është shndërruar në një problem të përsëritur për banorët e zonave. Pirgje me mbeturinave janë hedhur në rrugë duke u shndërruar në një vatër infeksioni dhe duke ndotur mjedisin. 

Paraditen e kësaj të shtune, kjo situatë e rënduar është paraqitur në njësinë administrative Xhafzotaj të Bashkisë Shijak.

Në lidhje me problematikën ka reaguar edhe kryebashkiaku Elton Arbana, duke bërë me dije se mbetjet janë evaduar duke rikthyer normalitetin.

Në të njëjtën kohë Arbana i ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve, duke paralajmëruar se jo vetëm do të merren masa administrative, por nëse përsëritet do të shkojnë deri në ndjekje penale.

Afrimi i stinës së verës nxjerr në plan të parë problematikat e menaxhimit të mbetjeve që për Bashkinë Shijak mbeten thembra e Akilit, si në shumë bashki të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy