Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha sot në një takim që u zhvillua me akademikë në fakultetin e histori-filologjisë, se po punohet për ndryshimin e mënyrës së kualifikimit të mësuesve. Sipas saj mësuesit do të duhet të trajnohen për gjuhën shqipe, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore.



