Hoxha: Rama po gjen justifikim ekselent për të thënë se ne po bëjmë përpjekje për negociatat por nuk na pengon Greqia

Hoxha: Rama po gjen justifikim ekselent për të thënë se ne po bëjmë përpjekje për negociatat por nuk na pengon Greqia

Gazetari investigative Artan Hoxha, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, kërcënimin e Greqisë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, tha se ne të gjithë e dimë që Fredi Beleri është kapur me presh në duar me blerje të votave.

Sipas tij, Rama po gjen justifikim ekselent për të thënë shqiptarëve se ne po bëjmë përpjekje për negociatat por nuk na pengon Greqia.

Fredi Beleri është person i gabuar në këtë histori. Ai është kapur me presh në duar duke blere vota. Shërbimet sekrete greke, drejtues të policisë greke janë përfshirë direkt në zgjedhjet e fundit duke intimiduar njerëzit që të vootjnë për Belerin. Një njeri që është provuar që e ka në duart e tij gjakun e dy dëshmorëve, familjarët e të cilëve duan përgjigje.

Rama është i interesuar këtu të thotë se ne duam të hyjmë në BE, ti përgatisim kapitujt, por s’po na lë Greqia.

E dimë çfarë ka bërë Mitsotaqis, Beleri, Agimi i Artë . Edi Rama në këtë moment po fërkon duart. Po merr epitetin si patriot dhe nacionalist, që e ka zero këtë.

Së dyti, po gjen justifikim ekselent që ne i kemi bërë përpjekjet për në BE por na doli Greqia që na pengon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy