Ambasada e Holandes në Tiranë ka këshilluar të gjithë shtetasit e saj që të shmangin lëvizjet ditën e nesërme. Po ashtu ambasada thotë se ka këshilluar që të shmanget edhe parade e komunitetit LGBT.
“Partia më e madhe e opozitës në vend ka bërë thirrje për një protestë masive kundër qeverisë në Tiranë më 13 maj. Monitproni mediat lokale dhe ndërkombëtare, kujdesuni e merrni të gjitha masat për të shmangutr protestat dhe demonstratat politike. Nëse e keni të mundur, shmangni kalimin në sheshin qendror të Tiranës, sheshin Skënderbej, bulevardin, sheshin Nënë Tereza dhe zonën e ish-bllokut. NJë paradë e komunitetet LGBT pritet gjithashtu të organizohet të shtunën në qendër të Tiranës. Stafi i Ambasadës Holandese në Shqipëri ka këshilluar që të shmangen edhe këto ngjarje sepse në të njëjtën datë do të mbahet edhe protesta e opozitës.”

Edhe Ambasada e Francës u bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë në zhvendosjet e tyre brenda kryeqytetit gjatë ditës së shtunë, pasi ekziston rreziku real për ngjarje të dhunshme.




