Vuçiç takohet me Ramën e Zaev në SHBA: I pres në tetor në Serbi, do të flasim për heqjen e pengesave doganore (VIDEO)

Vuçiç takohet me Ramën e Zaev në SHBA: I pres në tetor në Serbi, do të flasim për heqjen e pengesave doganore (VIDEO)

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë qëndrimit të tij në New York është takuar me kryeministrin  Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 Sipas mediave serbe, edhe pse një takim i shkurtër, i cilësuar mjaft domëthenës, në të cilën është diksutuar për heqjen e barrierave të ndryshme për biznesin mes tre vendeve, e po ashtu për një lehtësim të procedurave për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.

"Unë i pres ata në 9 dhe 10 tetor në Novi Sad, sepse mendoj se është e rëndësishme që ne filluam idenë e bashkëpunimit rajonal. Ne duam të lidhemi ekonomikisht dhe kështu të dalim para BE dhe të tjerëve si një bllok i përbashkët, sesa individualisht", tha Vuçiç, raporton gazeta serbe “Kurir”.

Tema kryesor e konferencës që do të zhvillohet në Novi Sad, në muajin tetor, do të jetë një projekt për lidhje më të fortë të tregjeve rajonale, si dhe për krijimin e një “Shengeni të vogël” në rajon.

Vuçiç poashtu shtoi se do të ishte hapi i parë dhe se do të ishte e rëndësishme që Serbia të përfshijë edhe  Prishtinën në një bashkëpunim të tillë.

I pyetur nga mediat serbe nëse ai ishte takuar me Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës,Vuçiç tha se nuk e kishte parë atë në Neë York.

“Nuk e kam parë, por edhe sikur ta kisha parë, nuk e kam problem të flas një mijë herë. Nëse do më kishin thirrur, do ta kisha takuar. Ai nuk është zyrtarisht i ftuar këtu, nuk ka ID si i ftuar si unë. Nuk e kam problem, nëse do të më thërrisnin unë do të flisja me të ”, tha Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy