
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me 15 urdhër arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës për të cilën u shpreh se prokuroria ka zgjedhur ta fragmentojë çështjen.
Ai tha se kjo është një skemë e qëllimshme, ndërsa prokuroria e ka copëzuar si gabime të vogla dhe jo si një skemë e bërë me paramendim për të vjedhur paratë publike.
Një hajdut vjedh tre shpi dhe në vend që të trajtohet hajduti që ka vjedh tre shpi secila shtëpi trajtohet më vete. Po i trajtove të treja njëherësh ke një hajdut serial, por po i ndave secila më vete mbetet e vogël dhe nuk ke dijeni që kemi një hajdut serial.
Pra është një skemë e cila është e qëllimshme, këtë ka bërë prokuroria e ka fragmentuar edhe pse janë të njëjtët persona, e njëjta kompani juridike, të njëjtët koncesione, por ne kemi pasur hetime të ndara. Por nëse bën një krim të përsëritur dënohesh më shumë.
Pra çfarë ka bërë prokuroria ka gjetur mënyrën më të lehtë për ta trajtuar këtë vepër duke e copëzuar si gabime procedurale, si gjëra të vogla dhe jo si një skemë e bërë me paramendim për të vjedhur paratë publike. Fakti është që sot që flasim jo që nuk ka inceneratorë në Tiranë por nuk është hedhir asnjë tillë.



