Brazil, 18-vjeçari vret 3 fëmijë dhe mësuesin

Brazil, 18-vjeçari vret 3 fëmijë dhe mësuesin

Në shtetin brazilian Santa Catatina, një 18-vjeçar vrau sot tre fëmijë dhe një mësuese me një thikë në një institucion arsimor në Saudades.

Media braziliane “Globo” raportoi që i dyshuari u arrestua,sipas së cilit 18 vjecari goditi me thikë edhe trupin e tij dhe u dërgua në një gjendje të rëndë në një spital lokal pas krimit.

U raportua gjithashtu sulmi nga Reuters, i cili nuk mund të konfirmonte numrin e të vdekurve në kontakt me autoritetet lokale.

Daniela Reinehr, guvernatorja e shtetit, deklaroi një zi zyrtare tre-ditore.

Në një rrjet social ajo shkroi: ”Shpreh trishtim të thellë dhe ofroj solidaritetin tim.Vendosa që Qeveria duhet t’u japë të gjithë mbështetjen e nevojshme familjeve”.

Kryebashkiaku i qytetit Maciel Schneider tha se të gjitha klasat e mësimit u anuluan këtë javë.

Ai tha: ”është një moment shumë i trishtuar në qytetin tonë të vogël. Ne vendosëm të dekretojmë zinë zyrtare, anulojmë të gjitha klsat këtë javë.Ne vendosim ekipet tona shëndetësore, psikologët po shoqërojnë familjet”.

Tani për tani nuk raportohet për motive që çuan dei te ngjarja tragjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy