Vrasja e Backës, Lala: Para një viti ka ndodhur një përleshje mes viktimës dhe një personazhi të OFL-së

Vrasja e Backës, Lala: Para një viti ka ndodhur një përleshje mes viktimës dhe një personazhi të OFL-së

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala në një lidhje telefonike në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV- në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fierit ku mbeti i vrarë Demir Backa- u shpreh se tashmë janë prishur ekuilibrat dhe se kjo ngjarje do të pasohet me vrasje të tjera.

Lala u shpreh se ngjarja ka të bëjë me një konflikt të ndodhur një vit më parë ku ishte e përfshirë mbesa e Backës. Sipas Lalës mbesa e tij ishte ngacmuar nga djali i një personazhi problematik në këtë qytet.

“Njihej si biznesmen, konsiderohej si një nga njerëzit më me pushtet në zonë dhe vrasja e tij konsiderohet problematike. Është qëlluar në automjetin e tij luksoz, janë të shumta pistat dhe dyshohen dhe për të kaluarën e tij dhe pista që mbetet më e forta është një konflikt me një personazh problematik në këtë qytet.

Bëhet fjalë për mbesën e tij e cila është ngacmuar nga djali i personazhit problematik i OFL dhe ka pasur një konflikt para një viti ku ka ndodhur një përleshje mes palëve ku në shenjë hakmarrje e kanë qëlluar për vdekje. Kjo ngjarje  ka prishur ekuilibrat dhe do të pasohet me ngjarje të tjera në qytetin e Fierit i cili duket sikur nuk shënon ngjarje të rënda.

Vrasja e tij ka prishur ekuilibrat dhe asnjëri prej tyre nuk guxon të prekë në territorin e tjetrit dhe vrasja e tij ishte pika e kufirit mes grupeve kriminale. Ka 20 të shoqëruar.”, u shpreh Lala.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy