Mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit/ Kello: Disa efektivë të forcave speciale kanë qenë të armatosur (VIDEO)

Mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit/ Kello: Disa efektivë të forcave speciale kanë qenë të armatosur (VIDEO)

Është mbyllur prania e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.

Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live tha se Forcat Speciale të Policisë janë përplasur me deputetët, ndërkohë që nga këta të fundit ka pasur dhe denoncime për kërcënime me armë.

Mbyllet protesta e opozitës. Deputetët janë lejuar të largohen, është hapur gardhi. Është e lirë hyrje-dalja në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët ishin “bllokuar” brenda oborrit për shkak edhe të protestës që po mbahej jashtë Kuvendit. Ishte një situatë absurde, pasi brenda Parlamentit po qëndronte Garda e Republikës, jashtë ishte policia/ Kishte një mosmarrëveshje, ata që ishin brenda Parlamentit nuk mund të dilnin, protestuesit që ishin jashtë kërkonin të hynin nuk mundeshin. Një moment tentuan të rrëzojnë derën metalike para Parlamentit por nuk ia dolën. Një rast specifik ka qenë hyrja e forcave speciale brenda Parlamentit duke u përplasur dhe me deputetët të cilët kanë akuzuar se një prej efektivëve të këtyre forcave kanë nxjerrë dje armën. Ne i kemi këqyrur dhe vetë, disa prej forcave speciale kanë qenë të armatosur me armë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy