
Regjisori Kastriot Çipi, i cili mban qëndrim pro Rusisë, është i mendimit që bota duhet të vendoste nën presion Ukrainën, për të zbatuar një marrëveshje që e ka nënshkruar vetë.
Qëndrimin e tij e bazon në atë që e quan "logjike". Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN, ai tha se duhet presion i plotë i autoriteteve ndërkombëtare për respektimin e marrëveshjes së Minskut që e ka firmosur vetë dhe në momentin që zbatohet marrëveshja, lufta mbaron menjëherë.
Sipas tij, vetëm Kosova, ishte luftë e NATO-s se ishte vendim unik, pasi u bë për të ndaluar një gjenocid dhe efektivisht u ndalua.
Kjo luftë e nderon NATO-n. Ndërsa Afganistani ka qenë tjetër gjë se ka qenë 20 vjet pushtim. Marrëveshja e Minskut thotë se Ukraina duhet të respektojë të gjithë pakicat rusishtfolëse.
Nuk i ka dhënë të drejtën e autonomisë të gjithë rajoneve rusishtfolëse. Ukraina ka pasur mbi 50% rusishtfolës.
Mund të lindësh nga prindër ukrainas, por ti bëhesh rus, duke folur rusisht nga klasa e parë deri kur mbaron universitetin. 75% e tyre zgjedhin të flasin rusishten.
Padyshim që dhe Ukraina duhet të jetë vend i pavarur. Por ajo që nuk shkon me Ukrainën është shtypja e pakicës ruse. Me këtë kuptoj, kufizimin e përdorimit të rusishtes.
Zelensky nuk është nazist, por politikan që është vënë për të bërë më shumë para vetë dhe për të respektuar ca interesa të atyre që e kanë vënë aty.
Një video e vjetër e Zelenskyt e tregon teksa thotë unë jam ukrainas, flas rusisht, jam me prindër hebre. Lërini të flasin rusisht.
Ai tha se në Ukrainë që nga viti 2014 janë krijuar formacione paramilitare.
Gabimi i perëndimit është se po bën harakiri, po shkatërron ekonominë e vetë. Rusët nuk janë të çmendur nuk do sulmojnë asnjë vend të NATO-s, se nuk e duan luftën e tretë botërore.
Lufta e tretë botërore është fundi i botës, askush nuk e do. Ky kriminel Joe Biden, do të shkatërrojë ekonominë europiane dhe t'i bëjë debitore ndaj bankave amerikane.
Putini nuk është djali i keq dhe Biden djali i mirë. Populli i Kosovës duhet të bëjë referendum dhe Kushtetutën që ta bëjë vetë, duhet t'i thotë Amerikës stop.
Pyetjes se forcat regresive serbe kanë simpati ndaj Putinit, Çipi tha se nuk ka simpati për politikanët që rrinë 20 vjet në pushtet, pasi vetvetiu do bëhen kriminelë dhe vrasës.
Unë nuk kam simpati për politikën e jashtme ruse, por kam mirëkuptim për të. NATO është krijuar si aleancë mbrojtëse, nga kush na mbron?
Nga '90-ta e këtej që ekziston NATO, sa viktima ka shënuar NATO dhe sa Rusia, me që jemi të kërcënuar nga Rusia.



