Sherri mes krushqive që çoi në vrasje, jepet dënimi për shqiptarët në Itali

Sherri mes krushqive që çoi në vrasje, jepet dënimi për shqiptarët në Itali

Gjykata e Riminit ka dhënë dënimin për Edmond Lecin, 25-vjeçari shqiptar që vrau 40-vjeçarin Petrit Nikolli më 25 maj 2016, pasi kishte strehuar mbesën e tij, e cila ishte larguar nga shtëpia e të shoqit, i cili e keqtrajtonte.

Gjykata e ka dënuar me 25 vjet Edmond Lecin dhe të atin Lek Leci, 48 vjeç. Ndërsa djali tjetër, Altin Leci është dënuar me 23 vjet. Akuza kishte kërkuar për të tre dënim me burg të përjetshëm.

Ngjarja

Petrit Nikolli u vra pasi po mundohej që të zgjidhte një rast konflikti.

Mbesa e viktimës jetonte me bashkëshortin e saj në Milano dhe prej disa kohësh kishin probleme me njëri-tjetrin. Shqiptari Petrit Nikolli kishte shkuar disa herë që të “sheshonte” mosmarrëveshjet mes çiftit.

Duke u përpjekur të qetësonte situatën, Nikolli e mori mbesën në shtëpinë e tij në Rimini, pasi ishte keqtrajtuar dhe dhunuar nga burri. Ky i fundit, së bashku me babain dhe vëllain e madh udhëtuan për në Rimini dhe u takuan në shëtitore me Petrit Nikollin.

Debati mes tyre agravoi aq sa përfundoi me vrasje. Sapo Nikolli i ktheu shpinën burrit të mbesës për të shkuar në shtëpi, ai e qëlloi me pistoletë, plumbi i së cilës e kapi në qafë duke e lënë të vdekur.

Më pas, autori dhe dy personat e tjerë u larguan me shpejtësi me makinë në drejtim të Milanos.

Petrit Nikolli ishte me profesion hidraulik dhe baba i tre fëmijëve, ndërkohë që bashkëshortja e tij priste fëmijën e katërt.

Burri i mbesës, babai i tij dhe djali tjetër i tij u arrestuan pak më vonë në Milano. Vetë Lekë Leci e pranoi krimin në momnetin e arrestimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy