Bushati dhe Xhafaj takojnë homologët francez për parandalimin e emigracionit ilegal

Bushati dhe Xhafaj takojnë homologët francez për parandalimin e emigracionit ilegal

Edhe pse nuk ka marrë zyrtarisht emërimin si ministër i Brendshëm, post të cilin e mbajti pas shkarkimit dhe emërimit në Dritan Demirajt si ministër teknik i propozuar nga PD-ja, Fatmir Xhafaj ka nisur axhendën e takimeve me homologë jashtë vendit.

Ai së bashku me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhen në Francë aty ku janë takuar me ministrin e Brendshëm, Gérard Collomb‏. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri francez në "Twitter", ku ka bërë me dije se në fokus të takimit ka qenë pikërisht lufta kundër emigracionit të paligjshëm .

Collomb ka falënderuar palën shqiptare për planin ambicioz të veprimit dhe vullnetarizmit që kanë treguan në lidhje me këtë çështje delikate.

Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Ministri Bushati ka patur edhe një takim me homologen e tij, Nathalie Loiseau. Në qendër të dialogut ka qenë mundësia e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha me interes të përbashkët.

Edhe gjatë takimit me shefen e diplomacisë franceze është folur për emigracionin e jashtëligjshëm si një fenomen që duhet luftuar nga të dyja palët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy