
Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett ka përfunduar përgatitjet për ndërtimin e mijëra banesave për izraelitët pranë vendbanimit të Efratit (afër Betlehemit). "Politika e vendbanimeve duhet të forcohet. Nuk duhet të pushojmë për asnjë moment", tha ai. Projekti parashikon aneksimin e zonës komunale të Efratit të 100 hektarë toka në kodrën afër a-Nahle, ku do të ndërtohen 7 000 shtëpi në të ardhmen. Lëvizja “Peace Now” synon të apelojë në gjyq.
"Izraeli tani është duke përdorur marrëdhëniet e tij të veçanta me Presidentin e SHBA Donald Trumpdhe po shkel ligjet ndërkombëtare. Palestinezët kanë kwrkuar një konferencë ndërkombëtare, ku lojtarë të ndryshëm marrin pjesë në përfundimin e konfliktit dhe nuk besojnë se SHBA-ja është e sinqertë", thotë Al-Jazeera.



