Zululand - “Skandalozi” Trump dhe fushata presidenciale në SHBA

Zululand - “Skandalozi” Trump dhe fushata presidenciale në SHBA

Fushata presidenciale në SHBA po ndiqet me vëmendje të madhe nga shtypi në të gjithë botën, sidomos pas deklaratave “shokuese” të Donald Trump, i cili kandidon nën siglën e republikanëve.

 

Ideja e tij, që pas sulmeve të ISIS në Paris, të ndalohet hyrja e të gjithë myslimanëve në SHBA ka ngjallur jo pak reagime, madje deri aty sa në vende të ndryshme, qytetarët kanë bërë peticione që miliarderi të ndalohet të hyjë vendet e tyre.

 

Fushata presidenciale në Amerikë dhe “skandalozi” Trump kanë qenë në fokus të emisionit ZULULAND nga Mustafa Nano këtë të mërkurë. Me të ftuarin e tij në studio, Blendi Salajn, Nano ka diskutuar fushatën në Amerikë dhe shanset që ka Trump për të fituar.

 

Salaj tha se amerikanët do të dijnë të zgjedhin dhe se ata meritojnë shumë më tepër se Trump. Ndërsa Muç Nano hodhi hipotezën, se a do ta diktonte një sulm i ISIS votën e amerikanëve pro Trump, por Salaj tha se për këtë duhet hedhur vështrimi nga e shkuara, me atë që i ndodhi John Kerryt në vitin 2004.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy