Hanë mish breshkash deti, humbin jetën 8 fëmijë dhe një grua

Hanë mish breshkash deti, humbin jetën 8 fëmijë dhe një grua

Tetë fëmijë dhe një grua kanë gjetur vdekjen pasi kanë ngrënë mishin e një breshke deti.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Pemba, në arkipelagun e Zanzibarit, në Tanzani, ku mishi i breshkës së detit konsiderohet një delikatesë. Të paktën 78 persona të tjerë u shtruan në spital për helmim të rëndë.

Haji Bakari, një mjek në distriktin Mkoani, konfirmoi në bazë të testeve laboratorike, se të gjitha viktimat kishin të përbashkët faktin se kishin konsumuar mish breshkash detare, e cila në raste të rralla mund të zhvillojë një toksinë që është shumë vdekjeprurëse dhe për të cilat nuk ka kura apo kundërhelm.

Gruaja që vdiq ishte nënë e dy prej fëmijëve që humbën jetën. Autoritetet në Zanzibar, një rajon gjysmë autonom i kombit të Afrikës Lindore të Tanzanisë, kanë dërguar një ekip të menaxhimit të fatkeqësive dhe i kanë kërkuar popullatës që të mos konsumojë breshkat e detit.

Edhe në nëntor 2021 pati një precedent, sërish në ishullin Pemba, ku 7 persona humbën jetën për të njëjtën arsye, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy