
Gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Çela, rrëzon kërkesën e avokatit të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Të pandehur në dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkojnë të mos gjykohen nga gjyqtarët e GJKKO-së, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri, duke qenë se monitorohen, përgjojnë dhe mbikëqyren nga SPAK, që sipas tyre është palë në këtë proces.
Më herët, relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri, iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja, nga zëvendëskryetari i GJKKO-së. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale të PD-së, Andia Ulliri.
Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur janë marrë edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.



