
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur hapjen e menjëhershme të garës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 29 korrik 2023. Ish-kandidati për kryetar për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, tha se pritet kandidimi i Lulzim Bashës, porse fitorja ose jo e tij, pritet të shihet në votime të kryesisë. "Të gjitha strukturat që më kanë mbështetur në kandidimin tim në zgjedhjet vendore kam verifikuar se i përkisnin networkut të Lulzim Bashës, nëse nuk do të ishin nga Basha, unë do të kisha dal në fushatë më ata veta që ishin aty në PD. I gjithë networku ka qenë i tij, janë mbështetës të tij. Tani për kryetar të PD, mund të kandidojë Basha, pastaj e shohim me vota. Po e mori hallall, ta drejtojë PD-në. Do ta bëjmë partinë konkurruese".



