Është publikuar një video në YouTube ku tregon një modele bjonde duke qëndruar në një rrugë të Londrës e veshur me bikini dhe duke mbajtur një pankartë në duar ku kërkon para tek kalimtarët për të ndihmuar në financimin e një operacioni plastik. Çdo para që është mbledhur nga modelja do të dhurohet për të prekurit nga kanceri i gjirit.



