Nano: SPAK nuk varet nga politika, nuk është e lehtë për sistemin t'i bëjë zap njerëzit me pushtet

Nano: SPAK nuk varet nga politika, nuk është e lehtë për sistemin t'i bëjë zap njerëzit me pushtet

Analisti Mustafa Nano thotë se i beson drejtësisë së re. Në studion e MCN-së, ai theksoi se nuk sheh asnjë fakt që tregon se SPAK mund të varet nga politika. Prokurorët mund të bëjnë mbrapsht për lloj-lloj arsyesh, por jo sepse marrin urdhra nga dikush jashtë sistemit të tyre. Ai nuk shenj shenja që provojnë të kundërtën. Ka kolegë të tij që e bëjnë SPAK-un palë me politikën, por unë kanë një institucion që Nano nuk e ka. Ose Nano është është më naiv sesa ata.

Ne i kemi besuar sistemit të drejtësisë. Kur gjyqtarët vendosin dënimin e dikujt, gjysma do të mbeten të pakënaqur. 

Ka qenë edhe vetë klasa politike që kanë akuzuar njëri-tjetrin. Sikur të besonim ata, do tu vinim prangat të gjithëve. Këtu është bërë kulturë baltosja dhe hedhja e akuzave ndaj njëri tjetrit. 

Nuk shoh ndonjë fakt që provon se SPAK kontrollohet nga Rama. Unë i besoj SPAK-ut. Sepse dua t'i besoj, e jo sepse kam prova se SPAK-u është i kulluar. Ne duhet të mësojmë t'i besojmë institucioneve të drejtësisë. Gabime të sistemit të drejtësisë nuk duhet të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim. Në SHBA janë dënuar njerëz gabimisht me vdekje, por kjo s'i ka bërë amerikanët ta humbasin besimin te sistemi. Nëse nuk besojmë te sistemi I drejtësisë, atëherë alternativa mbetet t'u besojmë atyre që lëshojnë baltë nëpër studio televizive. Ç'mendom kam për rastin Veliaj? Nuk kam mendim. SPAK që ka për detyrë të kontrollojë e verifikojë abuzimin me pushtet mendon që Erion Veliaj ka gabuar. Po kështu që Ilir Meta ka gabuar, e Arben Ahmetaj ka gabuar. Por ata muk janë fajtorë sepse don SPAK-u. Fajtorë do quhen kur t'i dënojë gjykata.

Nuk është e lehtë të ushtrosh kontroll te njerëzit që kanë në dorë frenat e pushtetit. Deri para se të bëhej reforma, njerëzit me pushtet bënin ç'të donin. Sepse sostemin e drejtësisë e kishin në dorë. Tani nuk e kanë më. Ne po shohim që këta nuk mund të bëjnë më ç’të duan. Ne këtij sistemi duhet t’i besojmë, me hir, me pahir. Respektimi i institucioneve të drejtësisë edhe kur vendimet e tyre nuk na pëlqejnë është kusht i një kulture monimale legale, pa të cilën i bie që gjërat të na i zgjidhin analistët në debatet televizive. 

 

Në lidhje me kabinetin e ri, Nano tha se kryeministri do të zgjedhë njerëz që e ka të lëhtë t’i kontrollojë. 

 

Rama ka shije të caktuara, të cilat ia njohim. Kështu nuk pritet të ketë surpriza. Ai zgjedh njerëz që mund t’i ketë nën kontroll. Nuk zgjedh njerëz që ia kthejnë, apo ia vënë në diskutim, fjalën. Në këtë kuptim, Rama është një lider tipik shqiptar. Unë pres që ai të zgjedhë një kabinet, ku një pjesë do të jenë prej ministrave që ka aktualisht, e një pjesë figura të reja. 

Rama e ka në stilin e vet që ta ripërtërijë herë pas here kabinetin. Nuk e di pse e bën këtë. Por di që e ka të lehtë për ta bërë. E kush do ta pengonte?

 

Ndërsa në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Nano tha se ai përcaktohet nga agjenda e Nrukselit

 

Nëse anëtarësimi ndodh deri në viyin 2030, Rama do të marrë meritat e veta. Dhe një onesë të merita e sogurosht që i takojnë. Por anëtarësimi në BE në thelb nuk do vijë si sukses i qeverisë shqiptare apo si produkt i reformave që do ta ofrojnë realisht Shqipërinë me Europën. Anëtarësimi mund të ndodhë sepse ka një frikë të madhe të Europë ndaj ndikimit rus e linez. Është kjo arsyeja kryesore që politikanët e Europës kanë treguar një lloj dashamirësie dhe hapjeje më të madhe ndaj anëtarësimit të vendeve si Shqipëria. 

 

Nano komentoi edhe ngërçin politik në Kosovë. 

 

Albin Kurti I ka fituar zgjedhjet. Ai është politikani më i rëndësishëm në Kosovë. Po të bëhen zgjedhjet sërish, ai mund t’i fitojë prapë. Por ai duhet t’i japë zgjedhje kësaj çështjeje sepse është ai i ka çelësat në dorë. Të tjerët kanë në dorë të bëjnë ndonjë sabotim, por jo të japin zgjidhje. Ka akoma kohë që ai të gjejë një zgjidhje. Nuk e di çfarë pret. Pse nuk vepron? Pse nuk e zgjidh ngërćin? Nuk e di. Ndoshta vepron mënyrë idhnake e inatçore. "Unë nuk jam shumicë, por unë jam fituesi. Dhe shumicë tjetër pa mua nuk ka." - ja, kjo është ajo që ka vendosur, mendoj unë. Kjo mund të jetë edhe ok, por puna është që duhet të gjejë mënyrën për të zhbllokuar situatën. Është në lojë imazhi i Kosovës. Vëmendja e Perëndimit nuk është e dhënë një herë e mirë. Edhe mund ta humbas atë vëmendje. Ndoshta as nuk e kemi meritiar. Perëndimi edhe mund të lodhet me Kosovën, e me cicmicet e politikanëve të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy