Dy dokumente sekrete që solli Italia fundosën Tahirin

Dy dokumente sekrete që solli Italia fundosën Tahirin

Të tjera detaje mësohen rreth kërkesës së bujshme të Prokurorisë për ti hequr mandatin Saimir Tahirit dhe vënien e tij përpara drejtësisë.

Burime të rezervuara nga Krimet e Rënda thanë për TCH se mbrëmjen e djeshme kanë ardhur dy dokumente teper sekrete nga autoritetet italiane që kanë bindur organin tonë të akuzës për përfshirjen e Tahirit me bandën e Halilajve.

Sot në mesditë doli njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku thuhej se ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm mund të ketë konsumuar dy vepra të rënda penale: Atë të trafikut të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se: Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy