Një emigrant shqiptar, ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në Itali.
Viktima është Edison Malaj, 54 vjeç, i cili gjeti vdekjen Frascineto, në zonën e Kozencës, i zënë poshtë nga një pllakë betoni e cila ra nga një vinç.
Viktima, sipas mediave vendase gjatë së premtes ishte duke punuar me kolegët e tij, kur befas pllaka që mbante vinçi, ra prej tij duke e zënë poshtë.
Pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë, shqiptari u deklarua i vdekur.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të hedhur më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.



