Aksidentohet autobusi me dasmorë, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur në Australi
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus me dasmor u aksidentua në një rajon në Australi.
Policia thotë se ka ngritur akuza mbi drejtuesin e autobusit 58-vjeçar, por ende nuk i ka bërë të ditura ato.
Pasagjerët po ktheheshin nga një martesë në një punishte vere të dielën mbrëma, kur autobusi i tyre u përmbys në Wine County Drive pranë Greta në Hunter Valley, New South Wales. Të sapomartuarit nuk ishin në autobus.
Komisionerja e policisë Karen Webb tha se vendi i aksidentit është “ende një skenë aktive krimi”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:30 të së dielës me orën lokale, kur sipas policisë në zonë kishte mjegull të dendur.
Policia tha se po punon ende për të identifikuar viktimat e aksidentit dhe për të kontaktuar me të afërmit e tyre.
“Familja dhe miqtë e një personi që mund të ketë qenë në bordin e autobusit u kërkohet të kontaktojnë Stacionin e Policisë Cessnock”, u njoftua në një deklaratë.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.