Kancelaritë e huaja, fillimisht të kujdesshme, po shtojnë përpjekjet e tyre për të vendosur kontakte me fuqinë e re islamike në Siri, një javë pas rënies së Bashar al-Assad.
Duke vizituar Sirinë, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, u takua me Abu Mouhammad al-Jolan, udhëheqës i grupit radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham, i cili kryeson koalicionin e grupeve rebele që rrëzuan Bashar al-Assad nga pushtet.
“Ne duhet të sigurojmë që Siria të marrë ndihmë të menjëhershme humanitare për popullatën dhe për të gjithë refugjatët që dëshirojnë të kthehen ”, tha Geir Pedersen.

Pas Uashingtonit, Mbretëria e Bashkuar, përmes kreut të saj të diplomacisë David Lammy, njoftoi të dielën se kishte vendosur “kontakte diplomatike” me HTC.
Nga ana e saj, Franca njoftoi të martën dërgimin e një misioni diplomatik në Damask, i pari në 12 vjet, për të vendosur kontaktet fillestare me autoritetet e reja.
Doha njoftoi rihapjen e ambasadës së saj në Siri të martën pas mbërritjes të një delegacioni të Katarit në vendin ku takoi autoritetet e reja.
Turqia një lojtar kryesor në konflikti në Siri dhe mbështetja e autoriteteve të reja, kishte rihapur tashmë ambasadën e saj në Damask të shtunën pas më shumë se 12 vitesh mbyllje.



