Ardian Bujupi rrëfen bisedën e fundit me modelen 25-vjeçare që kreu vetëvrasje

Ardian Bujupi rrëfen bisedën e fundit me modelen 25-vjeçare që kreu vetëvrasje

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi ka bërë një dedikim të ndjerë për modelen e njohur gjermane Kasia Lenhardt, e cila i ka dhënë fund jetës në moshën 25-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet në një foto sëbashku me të, Bujupi tregon se vetëm pak ditë më parë kishte folur me Kasian, e cila siç shkruan këngëtari ishte entuziaste dhe me plot vetëbesim për një projekt të ri të përbashkët.

”Nuk mund ta besoj, por më duhet ta përballoj! Kasia ka ndërruar jetë duke kryer vetëvrasje, ndërsa kemi qenë duke folur këto ditë për projektin e ri që donim të bënim bashkë. Ajo ishte plot me energji dhe vetëbesim. Kjo ka ndodhur nga njerëzit që të gjykojnë dhe bullizojnë në çdo moment. Diçka duhet të ndryshojë! Vdekja e saj duhet të jetë një mësim për të gjithë, si vdekja e Princeshë Dianas!! Pusho në paqe ëngjëll!”, shkruan Bujupi.

Modelja 25-vjeçare jetonte në Berlin dhe u gjet e pajetë në apartamentin e saj, ndërkohë që nuk dihet asgjë lidhur me shkaqet e vetëvrasjes së saj. Detaji i vetëm që përflitet në media dhe që mund të lidhet me vendimin e saj është ndarja me yllin e futbollit Jérôme Boateng me të cilin ishte e lidhur prej një viti e gjysmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy