
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të bëjë vetëvrasje si frikacak njëlloj si Hitleri duke gëlltitur helm qensh.
Kështu shkroi në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, duke folur për Presidentin ukrainas si krijesa që u uroi vdekjen të gjithëve në Kremlin.
Medvedev shkroi se kush do të vdesë dhe si nuk dihet, sepse rrugët e Zotit janë të padepërtueshme.
Ndërkohë zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov deklaroi se njerëzit në Perëndim duhet të kuptojnë se po paguajnë për politikën e gabuar dhe joefektive të liderëve të tyre.



