PD: Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar me COVID-19

PD: Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar me COVID-19

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në javën e parë pas hapjes së shkollave që të garantojë kushtet higjienike të nevojshme për të zbatuar protokollin e sigurisë ndaj Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Albana Vokshi tha se kryeministri mashtroi me premtimin për rindërtimin dhe hapjen e shkollave të dëmtuara nga tërmeti pasi sipas saj asnjë nga shkollat e shembura nuk ishte gati për rreth 23 mijë nxënës.

Më tej ajo u shpreh se në rreth 80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Vokshi deklaroi se në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë duke dhënë edhe detaje për to.

“Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar. Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish. Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë. Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar. Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare. Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar. Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar. Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë. Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anticovid”, u shpreh përfaqësuesja e PD.

Në përfundim të deklaratës së saj, Vokshi listoi edhe disa nga masat që Partia Demokratike propozon se duhen marrë.

“Për mësuesit dhe edukatorët duhet pa vonesë testim masiv. Nuk është një investim i madh në para, janë më pak se 2 milionë dollarë, të cilat sigurojnë testim kombëtar për COVID 19 dhe testim serologjik, nëse mësuesit e kanë kaluar apo jo virusin. Testimi për mësuesit dhe stafin në shkolla Uji i rrjedhshëm ne shkolla. Termometrat dhe dezinfektantët Maskat falas në shkolla. Marrja e masave për të shmangur grumbullimet e familjarëve. Transporti brenda kushteve të sigurisë janë vetëm disa nga masat më elementare që qeveria duhet të marrë me urgjencë përpara se të jetë shumë vonë”, tha Albana Vokshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy