Shifër rekord, Amerika krijon 4.8 milionë vende pune në qershor

Shifër rekord, Amerika krijon 4.8 milionë vende pune në qershor

Ekonomia amerikane ka krijuar një numër rekord vendesh pune në muajin qershor a thua si të ishte në kohë paqejeje dhe jo lufte për shkak të koronavirusit.

BBC shkruan se në Amerikë për muajin qershor janë hapur 4.8 milionë vende pune, një shifër rekord që prej matjeve të cilat kanë nisur në vitin 1939 nga Departamenti i Punës. Kjo ka ardhur si pasojë e rihapjes së shumë bizneseve dhe kryesisht të restoranteve.

Kjo shifër vjen pas muajit maj ku u hapën 2.5 milionë vende pune dhe u raportuan të dhëna se konsumi është rritur. Gjithsesi numrat e lartë të të prekurve me COVID-19 që raportohen brenda ditës do ta frenojnë këtë rrijtje të jashtëzakonshme të muajit qershor, në të cilin më herët priteshin nga eskpertët 3 milionë vende pune.

Sidoqoftë, të dhënat e veçanta të Departamentit të Punës treguan se në javën që u mbyll më 27 qershor, kërkesat fillestare për papunësi ranë vetëm me 1.43 milionë vende pune. Kjo u quajt një ‘rënie e vogël e papunësisë’ pavarësisht kërkesave që kishte në treg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy