Prizreni strehon 2 mijë shqiptarë të prekur nga tërmeti

Prizreni strehon 2 mijë shqiptarë të prekur nga tërmeti

Teksa vendi ynë ndodhet në një situatë kaotike, pas përjetimit të tërmetit të 26 nëntorit, nga i cili humbën jetën 51 persona, Kosova vazhdon solidarizimin e saj duke ofruar akomodim për personat që kanë humbur shtëpitë. Vetëm në Parkun Inovativ të Prizrenit janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa 1500 të tjerë janë strehuar në hotele, shtëpi private dhe shkolla.

Myrvet Veshi dhe bashkëshortja e tij Mynerja tregojnë për Kosova Press se si kanë gjetur qetësinë në familjet prizrenase, teksa rrëfejnë orët e tmerrit gjatë tërmetit vdekjeprurës.

Shumë keq, tërmeti i parë sidomos ka qenë shumë dramatike. Ne jetojmë në katin e dytë, me pak fjalë e kemi parë vdekjen me sy...Ngase nuk kishim përjetuar ndonjëherë ngjarje të tillë, nuk tentonim të dilnim jashtë, vetëm prisnim, duke iu lutur Zotit që të përfundojë, nuk kishim mundësi të dalësh. Ishim në gjumë dhe na zgjuan britmat. Edhe ishte ora 4 e mëngjesit, dhe iu luteshim Zotit që të përfundonte dhe te shpëtojmë të gjallë, nuk kemi bërë asnjë manovrim”, thotë ai.

“E përjetuam shumë keq, aq sa u asfiksuam nga tmerri. Kur zbritëm poshtë menduam se do të qetësohet, por vazhdoi prapë tërmeti. Flinim në makinë, sa erdhëm këtu, na futën brenda. Ndihem shumë më qetë, na duket se u larguam nga tmerri”, tha bashkëshortja Mynere Veshi. Ndërsa, të dielën kampi ushtarak i KFOR-it në të cilën janë strehuar të prekurit nga tërmeti, u vizitua nga kryetari i komunës Prizren, Mytaher Haskuka dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Duke folur në lidhje me situatën, Haskuka tha se kapaciteti i parkut është kapërcyer dhe apelon qeverinë e Kosovës për ndihmë. "Sipas regjistrimeve dhe familjeve që e tani më që janë regjistruar, janë rreth 2 mijë persona në shtëpi private, hotele. Kemi në gjimnaz, i cili nuk plotëson kriteret, kisha apeluar te qeveria që të na i gjej një vend më adekuat për këta 100 persona që janë në sallën e gjimnazit. Aty mendoj që nuk janë kushtet elementare, nuk ka shtretër dhe nuk ka banjë adekuate", deklaron Haskuka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy