“Call Center”, Progni: Shumica e parave kalojnë në llogari bankare dhe tërhiqen. Bashkëpunim me instancat e shtetit

“Call Center”, Progni: Shumica e parave kalojnë në llogari bankare dhe tërhiqen. Bashkëpunim me instancat e shtetit

Eksperti i IT-së, Genti Progni, thotë se mashtrimet me Call Center janë një mënyrë mashtrimi kompjuterik që e bën India prej 20 vjetësh dhe se është shumë i vështirë gjurmimi i tyre.

Lidhur me aksionet nga Italia dhe Spanja, tha se janë aksione që bëhen në Call Center me shumë pak punonjës dhe sistem amator.

Duke folur në një lidhje për MCN Live, Progni deklaroi se Call Center me sistemet e duhura është e pamundur që të gjurmohen dhe të kapen në mënyrë kompjuterike.

Dua të saktësoj se kriptomonedha është një metodë për të arritur këtë mashtrim dhe për të kaluar paratë.

Nuk është kriptomonedha mashtrimi, por një nga mënyrat që përdoret për të kryer mashtrimin, por nuk është e keqja.

Call Center punojnë në mënyrë shumë të hapur, janë aq vizive, operatorët e bëjnë këtë muhabet kur ulen në kafe kaq lirshëm, kaq i mori atij kaq këtij, është diçka që ndodh rëndom në Tiranë dhe e shohim përditë.

Mënyra si bëhet ky mashtrim, është jo shumë teknike me teknologjinë, por metodë që India ka 20 vjet që e përdor, Pakistani po ashtu. Nuk e kemi shpikur ne.

Mënyra e mashtrimit është lista telefonike, merren në telefon persona të caktuar që kanë pasur një historik në investime në bursë, lloto, bixhoz, i kanë këto lista i marrin në telefon, i ofrojnë një mënyrë fitimi shumë të madh, ata janë aq naiv sa japin kartat e kreditit.

Vendosen këto numra dhe bëhet zerimi i saj, kryesisht nëpërmjet faqeve të hapura në Izrael, që të lejojnë zerimin e gjithë limitit dhe të bësh transfertën nga karta e tyre në një llogari tjetër, që mund të jetë Bitcoin, kriptomonedhë apo bankë dhe ky person mbahet vazhdimisht në telefonata të ndryshme që bie pre e skemës.

Shumica e parave nuk kalojnë në investim, por në llogari bankare dhe tërhiqen, ose në portofole kriptomonedhash të punonjësve.

Kalimi i parave nuk është i ligjshëm se bëhet fshehje e madhe parash në llogari dhe portofole elektronike.

I pyetur nëse gjurmohen dot, Progni deklaroi se teknikisht është shumë e vështirë dhe se në mënyrë operative është shumë e thjeshtë.

Sipas tij, është e vështirë të zbulosh si nga vjen telefonata dhe nga cila llogari bankare apo në cilin portofol kanë kaluar paratë, pasi për Shqipërinë nga ana teknike është e pamundur.

Rastet që janë zbuluar janë gabimet e Call Centerave, ose në telefonata, ose në fshehjen e IP-së. Fshehja e IP-së është për tu fshehur për shtetin tjetër, jo për shtetin këtu.

Në dijeninë time të gjitha llogaritë bankare hapen nga shtetas izraelitë. Këto Call Center nuk operojnë kaq në mënyrë të pavarur.

Është e pashmangshme që ka bashkëpunim me instancat e shtetit.

Ne i kemi kaq hapur, një nga Call Center që operon në Tiranë në Google Review, Call Centeri denoncohet aty me shifra të frikshme është publike fare dhe shtetas italianë tregojnë me detaje sa kanë humbur, ku është zyra e Call Center, e thonë me detaje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy