Një sulm i planifikuar në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë musliman të Mekës është parandaluar, sipas forcave saudite të sigurisë, të cilët kanë deklaruar se atentatori i mundshëm ka mbetur i vrarë gjatë një përledshje me policinë.
Në një deklaratë mbi televizionin shtetëror, ministria e brendshme e Arabisë Saudite tha se tre qeliza kishin planifikuar një sulm ndaj besimtarëve muslimane gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pasi u bllokua në apartament, sulmuesi i mundshëm shkëmbeu zjarr me policinë para se të shpërthente eksplozivët.
Shpërthimi shkaktoi rrëzimin e ndërtesës, duke plagosur gjashtë të huaj dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë.
Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit konsiderohen koha më e shenjtë e vitit për myslimanët, me miliona adhurues që zbresin në Mekë, vendlindja e Profetit Muhammed.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte pas komplotit për të sulmuar xhaminë, edhe pse ISIs në të kaluarën ka kryer sulme në Arabinë Saudite.
Pesë militantë të dyshuar u arrestuan gjatë operacionit.



