Opozita në protestë/ Bejko: Berisha po përgatit alibinë për humbjen e zgjedhjeve, ka dështuar (VIDEO)

Opozita në protestë/ Bejko: Berisha po përgatit alibinë për humbjen e zgjedhjeve, ka dështuar (VIDEO)

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar opozita po zhvillon sot protestën e radhës në kuadër të mosbindjes civile. Skenari i protestës parashikon bllokimin e 5 segmenteve kryesore rrugore në Tiranë për rreth 3 orë.

Lidhur me këtë politologu Roland Bejko u shpreh se Berisha është duke përgatitur alibinë për humbje e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se një parti politike pesë muaj para zgjedhjeve duhet të bëjë përgatitje dhe jo protesta.

Ai tha se Berisha ka dështuar në të shkuarën e tij dhe i ka zhgënjyer qytetarët he sipas tij ai nuk i mbush dot më sheshet sepse nuk ngjall më shpresë dhe nuk frymëzon dot as militantët e tij.  

Drupal Ad

Berisha është duke përgatitur alibinë e tij për humbjen e zgjedhjeve të 2025 që kërkon qeveri teknike për zgjedhje të barabarta dhe të thotë pastaj atë nuk na e dhanë dhe Rama me patronazhistët e tij, me paratë e krimit pra me të njëjtin refren do pranojë humbjen e zgjedhjeve.

Mesa shoh ata që kanë qenë kritikë të Berishës i ka dhe sot përballë por jashtë partisë demokratike. Presupozohet se koha mes dy zgjedhjeve është ajo që një parti politike duhet të rigjenerohet dhe të merret me veten dhe PD këtë se ka bërë.

Kthimi i Berishës ka ardhur në mënyrë të zorshme duke kaluar dhe një në luftë civile mes partisë, në këtë kohë një parti politike dhe nëse do bënte protesta në kushte ekstreme ajo do duhej fillimisht të merrej me veten gjë që PD se bënë këtë sepse dhe po të dojë ta bëjë ajo në bazë nuk është më ajo parti që ka qenë sepse me ndarjen e saj të shkaktuar nga Berisha situata nuk është rikuperuar.

Njerëzit nuk janë ndarë midis Berishës dhe Bashës. Me këto proetsta që ka bërë Berisha sot është i dështuar, ai sot do duhet të kishte mbushur sheshet dhe jo të dilte nëpër cepat e Tiranës dhe bllokonte rrugët, por të bënte një protestë si ajo që po ndodh në Serbi ku qytetarët kanë mbushur sheshin. Berisha nuk po inspiron më as militantët e tij prandaj dhe nuk i mbledh dot qytetarët në shesh, ata nuk e besojnë më Berishën.

Berisha u kthye dhunshëm për të marrë PD-në për interesat e tij personale dhe po tenton ta paraqesë siç po bënë sot si një i burgosur politik, si viktimë politike. U fut me dashje në arrest shtëpie, me qëllim që të thoshte se kjo drejtësi është e kapur nga Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy