Kola: Linçimi publik i mjekëve, shkaku kryesor i rasteve të dhunës! Me bluzat e bardha po bëhet ‘gjueti shtrigash’

Kola: Linçimi publik i mjekëve, shkaku kryesor i rasteve të dhunës! Me bluzat e bardha po bëhet ‘gjueti shtrigash’

Gerald Kola, mjek i sëmundjeve në brendshme deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se gjatë këtyre 30 viteve demokraci ka pasur raste të shumta të dhunës ndaj bluzave të bardha, dhe se një nga shkaqet është linçimi i madh që i bëhet mjekëve në media dhe në opinionin publik.

Duke vijuar shpjegimin tij, Kola tha se me bluzat e bardha është bërë ‘gjueti shtrigash’ dhe se në shumë raste përdoren si kurban për të larguar vëmendjen nga ndonjë ngjarje tjetër në shoqërinë tonë.

Më tej, Kola theksoi se në 99% e rasteve të gjyqeve, bluzat e bardha kanë dalë të pafajshme.

Është e vërtetë që gjatë këtyre 30 viteve kemi pasur shumë raste dhune ndaj bluzave të bardha, në çdo lloj situate. Nuk po i japim dot fund ta ndalojmë, ta parandalojmë apo ta zbusim pak.

Idea është që dhuna nuk është e justifikueshme, nuk zgjidh asgjë, sjell vetëm dhunë. Sa i përket neglizhencës së mjekëve, asnjë mjek nuk ka dëshirë të jetë neglizhent, nuk i shkon në mend kurrë. Atë që shpeshherë që pacientët e marrin si neglizhencë, mund të jenë mungesa e strukturës, mund të jenë koha, mund të jetë mbajtur për një kohë nga familjarët. Ka raste neglizhence, por në Shqipëri, neglizhenca është e ulët kur bëhet fjalë për kod të kuq, sëmundje që të rrezikojnë jetën. Jam i bindur që nuk është neglizhencë në të shumtët e rasteve.

Linçimi publik që i bëhet bluzave, të bardha është faktori kryesor. Zëri që u japim gjërave negative për bluzat e bardha dhe asnjëherë nuk shohim gjërat pozitive. Bluzat e bardha po t'i vendosin në peshë, peshorja anon nga e bardha. Ka dru të shtrembër. Organet dhe mediat nxitohen. Me bluzat e bardha është bërë gjueti shtrigash. Është parë që ka vëmendje, dhe për të hequr vëmendjen nga një gjë, bëjnë kurban bluzat e bardha. Pasi thonë që janë mësuar dhe janë stërvitur të përballojnë situata të tilla.

Rolin kryesor e luan media. Për t'u arrestuar, arrestohen për ditë njerëz. Të bësh një lajm për një arrestim të një bluze të bardhë dhe pastaj ta lësh në harresë, pa e ndjekur gjithë procesin. Nuk merret më njeri, thonë fjalën e keqe, lajmi i keq bëhet share, por si përfundon procesi. 99 % e bluzave të bardha kanë dalë të pafajshëm nga proceset.Bluzat e bardha po shfrytëzohen, çdo situatë shoqërore që përbën lajm, japin diçka nga bluzat e bardha dhe sensacioni zhduket.  Rastet që ulin dhe denigrojnë figurat e bardha të mos trumbetohen. Duhet të shpalosim gjërat e mira. Shohim në TV vetëm dhunë.

Ligji është goxha i ashpër. Ligji është hallka e fundit, duhet të kujdesemi ta parandalojmë. Trajtimi i vetëm i kësaj situate është informimi pozitiv mbi bluzat e bardha. Kjo do na sjellë në një gjendje që të ndryshojmë opinion që bluzat e bardha janë aty për të na ndihmuar, jo për të na lënë pas dore. Problemi ynë është mungesa e informacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy