Administrata tatimore do të trajnojë biznesin e vogël me ligjin fiskal. Trajnimi nis me 2 nëntor, ndërkohë që me 12 nëntor nis aplikimi i penaliteteve të forta ndaj subjekteve private, me ndryshimet e bëra në ligjin për procedurat tatimore. Biznesi do të mësojë si të ketë akses në sistemin on line të tatimeve, për deklarimin e tatim-fitimit, për sigurimet shoqërore për punonjësit si dhe veprime të tjera. Kreu i tatimeve Briseida Shehaj u shpreh se do të bëhët ristrukturim i kontrollit tatimor.



