
Moti i keq gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar pasoja të mëdha në Greqi. Vendi fqinj është goditur nga fenomeni “Daniel”, ndërsa zona të shumta që janë përmbytur.
Gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri, në një komunikim për MCN live, thotë se bëhet fjalë për 720 mijë dynym tokë nën ujë, duke i lënë 270 mijë banorët e saj në një katastrofë natyrore e humanitare.
Situata është tejet alarmante, ka një zë zemërimi nga ana e qytetarëve, bëhet fjalë për një katastrofë natyrore, dëme të pallogaritshme.
Këtu marrim parasysh faktin se fusha në fjalë bën 15% të sipërfaqes dhe zona e mbuluar që ndodhet nën ujë, gjithmonë sipas specialistëve dhe shifrave që ata i referohen aktualisht ajo pjesë që ndodhet në ujë është 720 mijë dylym tokë, që përbën 5% të prodhimit bruto të brendshëm. Është një sipërfaqe që i përket më shumë se 270 mijë banorëve të zonës, që janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Gazetari Guri, përcjell kritikat e banorëve grek për mos funksiononim në nivel të duhur të mekanizmave shtetëror, për intervenim të shpejt të përmbytjeve atje.
Edhe në rastin në fjalë mekanizimi shtetëror nuk ishte nën nivelin e duhur dhe kjo për faktin se të paktën ditën e parë u vonua ndërhyrja me 1 ditë, ose në zonat tjera ndërhyrja u vonua edhe deri pas 2-3 ditë që u vu në vështirësi jeta e njerëzve që ishin në rrezik nga prurjet e mëdha të ujit të madh që ndodhen në zonë.
Fondi për mbështetje financiar nuk është i mjaftueshëm sepse flasim për zona ku janë të dëmtuara të gjitha mënyrat e fushave, qoftë në prodhimet e tyre, pastaj mjetet motorike apo bagëtitë dhe gjithçka sepse uji në lartësinë e saj ka arritur deri në 3 metra.



