171 gjoba me vlerë 3 mijë lekë janë vendosur ditën e sotme për mospërdorimin e maskave në ambiente të hapura, një rregull që hyri në fuqi pas vendimit të qeverisë si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus.
Policia e Shtetit saktëson se këto gjoba për qytetarët janë marrë në të gjithë vendin, ndërkohë që në disa raste ka patur edhe këshillime para se të shkohet në masë administrative.
Policia thotë se do të jetë në terren në ditët në vijim për të evidentuar të tjera raste ku nuk përdoret maska. Për këtë rregull të ri vetëm pak orësh u protestua para kryeministrisë nga shoqëria civile, e cila ishte kundër.



