Tirana u zgjua sot në shtetrrethim. Policia kishte vendosur pengesa hekuri edhe në rrugët e lagjeve të frekuentuara dhe nuk lejoi kalimtarët të ecnin të lirë. Kamera e Tema Televizion sjell revoltën e qytetarëve.
Tirana u rrethua nga forca të shumta policore që nuk lejonin të kalonin as këmbësorët për të lehtësuar sipas tyre aktivitetin e Bashkisë që kishte ftuar në vrapim qytetarët.
Të gjitha rrugët ishin bllokuar nga hekurat dhe policia u konfrontua me kalimtarët. Mësohet se një person është shoqëruar në komisariat pasi kërkoi të kalonte në rrugën që bënte çdo ditë për të shkuar në punë.



