Miratohet projektligji për “Falimentin”, opozita braktis votimin

Miratohet projektligji për “Falimentin”, opozita braktis votimin

Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje me 77 votat e maxhorancës projektligjin ‘për falimentimin’, që synon uljen e nivelit të kredive me probleme. Opozita nuk mori pjesë në votim pasi braktisi sallën me hapjen e procedurës.

Në funksion të ligjit për falimentin ishin dhe katër projektligje të tjera. Dy të parat, ndryshimet në ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor” dhe ato “Për shërbimin përmbarimor privat” u miratuan respektivisht me 79 dhe 78 vota, ndërsa ndërhyrjet në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurave Civile nuk u votuan për shkak të mungesës së votave. Për miratimin e Kodeve nevojitet shumicë e cilësuar prej 84 votash.

Seanca e sotme miratoi me 79 vota projektligjin“Për mbrojtjen e bimëve”, që synon përcaktimin e rregullave për të mbrojtur bimët dhe produktet bimore nga parazitët. Me 79 vota u kalua dhe pr/ligji “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”. Ndërsa pr/ligji “Për prefektin e qarkut” që rregullon funksionimin e këtij institucioni dhe ndihmon në përmirësimin e politikave të qeverisë në njësitë administrative mori 75 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy