“Mos u merr me drogën, por fut në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën”, reagimi i Ramës ndaj komentuesit

“Mos u merr me drogën, por fut në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën”, reagimi i Ramës ndaj komentuesit

Kryeministri Edi Rama, ka bërë deklarata të forta lidhur me kultivimin e kanabisit në vendin tonë. Ndërsa në “Facebook”, shkruante: “ERTV Live: Task Force raportim në Zyrën Operacionale të Situatës – Drejt zmbrapsjes totale të kultivuesve të kanabisit në të gjithë territorin e vendit dhe pastrimit përfundimtar të hartës së Shqipërisë nga njolla e këtij fenomeni kriminal. Në rend të ditës sekuestrimi i aseteve kriminale dhe ndjekja, arrestimi e ndëshkimi ligjor i “të fortëve” në feudet e në llagëmet e drogës.

Por, aktiviteti është ndjekur live në faqen e tij, ku të shumtë kanë qenë qytetarët që i kanë shkruar dhe komentuar.

Një ndër ta i shkruan që të mos merret me barishte duke pasur para sysh kanabisin, por të fusë në burg familjen e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Nga ana e tij, Rama i është përgjigjur me sportivitet, duke injoruar ato çfarë kishte shkruar qytetari

Qytetari: Mos u merni me barishte ,por futni n’burg familjeshkerdhatat Ilir Meta,Sal Dhia,e Xeen Sal Dhin ,e mos bani si trima me fshatAr qe mjellin 5 rraj kanabis se asht marre

Rama: Nuk flitet per 5 rraj o mik dhe hiqe Paolon nga fotografia se nuk eshte analfabet!

Replikat e plota

Qytetarja: Ti na kenaqe tu ik sa andej e kendej bo nji ligje per kriminelat qe vrasin kush vret te rri ne burge jo te shkoj turiste e te dali mbas tre muaj

Rama: Vana, qenke goxha vajze meso shqipen se keshtu si e shkruan dukesh keq shume, po s’eshte vetem kjo, meso edhe edukaten njekohesisht, se nuk ka manikyre qe i zbukuron thonjte e pagdhendshem te paditurise!

Qytetari: Lere kanabisin po shikoni zjarret se ka 3 dite qe Po digjet ketej nga riviera dhe nuk e ka levizur njeri menderen.

Rama:  Lion, te gjithe ata qe duhet te levizin jane ne levizje kunder zjarreve, po zotrote nuk ke si i shikon nga shezlloni dhe mesa duket se paske fare idene e asaj qe po ndodh me zjarret ne te gjithe mesdheun!

Qytetari: Recitime poezish,apo lexim monologjesh, fjale shume e jo konkrete e pune pak… mentalitet shqiptar i qeverisjes

Rama: Jeton ta marrsha te keqen, nese s’te duken konkrete rezultatet qe thuhen dhe thuhen me fjale, s’mund te thuhen me gishta, atehere me siguri ose s’e ke pasur mendjen kur i ke degjuar ose nuk degjon dot se nuk e ke mendjen

Qytetarja: Po ca pret o kryeminister?Tju thone se nuk po punojne?Ne letra i kopsitin bukur,por per zbatim “hajt se folim”.

Rama: Alba, jane fakte keto qe thuhen ketu, me prova te certifikuara nga partneret nderkombetare, nuk jane letra te kopsitura

Qytetari: Po ik mo ci keni keto lereni popullin te haj buk pse nuk arestoni zyrtare te larte ministra ish kryeministar dhe presidenta apo keta spreken iko se po na vjen per te vjedh bashke me kete bajge qe po flet

Rama: Rent Rent Omer ku i ke pare xhepat e mi ti apo t’i ka treguar katragjyshi dixhital? Dhe nuk shkruhet gjykac po gjykates, keshtu qe zotrote meso shqip njehere pastaj shkruaj per shpetimin e shpirtit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy