Kreu i Partisë Demokratike po vazhdon vizitat me sipërmarrës të biznese të vegjël dhe jo vetëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha akuzon drejtpërdrejtë qeverinë se nuk po bën asgjë për të ndihmuar këto biznese të cilat po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Sipas tij bizneset në vendin tone e kanë më të vështirë akreditimin në krahasim me të ngjashmit e tyre në rajon.
“Biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re’’ shkuan kryedemokrati Basha.
Ndër të tjera ai shkruan se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se po i rrënon bizneset e mëdha që punësojnë njerëz.
Postimi i plotë
Edi Rama humbi kontrollin mbi pandeminë dhe rrënoi bizneset e mëdha që punësojnë dhe prodhojnë. Ato nuk kanë marrë ndihmën e duhur nga qeveria. Kreditimi për biznesin shqiptar është shumë më i vështirë se për të ngjashmit e tyre në rajon.
Biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re. Një qeveri që i ndihmon, jo vetëm u merr taksat. Një qeveri që kujdeset për sipërmarrjen - që mposht krizën dhe ringjall ekonominë.
Ne do të ndihmojmë biznesin dhe çdo familje shqiptare. Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim një shpresë të re për vendin.



