Covid-19/ MSH: Regjistrohen 28 raste të reja, asnjë viktimë

Covid-19/ MSH: Regjistrohen 28 raste të reja, asnjë viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1086 testime të kryera për Covid-19, kanë rezultuar pozitivë me 28 qytetarë. Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki:

16 në Tiranë, 2 në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal.

Janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,030 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Prill 2022)

Raste të reja ditore           28

Të shëruar në 24 orë        114

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1086

Testime totale               1,801,917

Raste pozitive                  274,862

Raste të shëruara            271,030

Raste Aktive                         336

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            233

Fier                 27

Vlorë               19

Korçë              13

Berat                11

Elbasan            9

Gjirokastër       8

Shkodër          7

Durrës              5

Kukës               3

Dibër                 1

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy