Negociatat me Greqinë, Meta flet për plotfuqishmërinë dhe për listën me 12 negociatorët

Negociatat me Greqinë, Meta flet për plotfuqishmërinë dhe për listën me 12 negociatorët

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për çështjen më të diskutueshme të ditëve të fundit, rreth plotfuqishmërisë për negociatat e Detit mes dy vendeve Shqipërisë dhe Greqisë. Meta theksoi se do të përmbushet detyra e Presidentit si nga ana institucionale dhe nga ana kushtetuese.

"Presidenti do të bëjë gjithçka për të përmbushur të gjitha detyrimet e tij Kushtetuese dhe institucionale për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshje. Jetojmë në kohën e news dhe fake news dhe me këtë unë theksoj se nuk ka patur asnjë rast kthim apo refuzim për dhënie apo autorizim të plotfuqishmërisë, por gjithmonë ka patur dhe do të ketë deri në përpjekjen e plotë siç përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një procedurë e cila duhet të jetë nga ana Kushtetuese sa më e saktë. Do të mjaftonte edhe një gabim formal, një mosrespektim i kërkesave Kushtetuese e formale, në mënyrë që të ketë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese", deklaroi Meta gjatë një interviste për "Studio e Hapur".

Kreu i shtetit deklaroi se duhet të jemi të transparente. "Unë u detyrova për disa arsye që u bënë dhe publike, për të sqaruar qëndrimin e Presidentit ndsaj kërkesës së parë të Ministrisë...kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga institucioni i Presidentit. Pas kësaj ka patur një reflektim nga ana e ministrisë, e cila përsëri në disa elementë është vlerësuar si i domosdoshëm dhe ky është një proces që po vazhdon", tha Meta.

Meta është pyetur mbrëmjen e sotme edhe për Artur Meçollarin, të etiketuar si spiun të shërbimeve të huaja nga ish-kryeminsitri Sali Berisha. Por, Meta më shumë se sa ato që shkruhen në media, vlerësoi një letër të vitit 2010 që Meçollari i dërgonte Adriatik Llallës.

"Për rastin konkret nuk kam informacione përveç qëndrimeve të lexuara në media. Elementin më pozitiv për personin konkret vlerësoj letrën që kam lexuar dje apo pardje, që ia kishte dërguar zotit Llalla, ku protestonte për mbylljen e çështjes penale të ekipit negociator të vitit 2009, duke dhënë argumente dhe fakte, një pjesë e të cilave ishin interesante që ngarkonin negociatorët. Sipas tij, prokuroria e kishte mbyllur në mënyrë jo të drejtë. Nuk mund të bëj gjykatësin por ka treguar se ka ndjeshmëri, përgjegjshmëri, ndaj interesave të shtetit”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy